Fjalë Kyçe

Trafik droge e pastrim parash, gruaja e “El Chapos” dënohet me 3 vite burg

Trafik droge e pastrim parash, gruaja e “El Chapos” dënohet me 3 vite burg

Me 3 vite burg është dënuar gruaja e mbretit të trafikut të drogës ‘El Chapo’, Emma Coronel Aispuro, e akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Ajo u arrestua në muajin shkurt dhe pranoi akuzat para autoriteteve amerikane. Nga 3 vite, asaj do ti zbriten 9 muaj që tashmë i ka kryer.

Emma ndihmoi burrin e saj EL Chapo që të arratisej nga burgu Altiplano në vitin 2015 dhe përgatiti një plan arratisjeje në vitin 2017 për të në momentin që bosi i drogës pritej të ekstradohej në SHBA, përcjell abcnews.al.

Avokatja e saj Mariel Colon deklaroi, se klientja e saj nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka pranuar statusin e dëshmitares së mbrojtur për të përfituar ulje dënimi.

Përfaqësuesja ligjore tha për televizonin Univision, se fëmijët e klientes së saj ndodhen në shtëpinë e tyre në Meksikë dhe që ajo nuk ka bashkëpunuar me prokurorët, për shkak se e di dënimin që i pret personat dhe familjet e tyre që bashkëpunojnë me drejtësinë.