Një “biznes familjar” i trafikimit të kokainës u shkatërrua nga policia greke në rajonin e Selanikut.
Babai, nëna dhe vajza e tyre u arrestuan nën akuzën e transportit të drogës e fshehura në kukulla fëmijësh.
Çifti, një burrë 45 vjeçar dhe gruaja 45 vjeçare nga Shqipëria, u zbuluan në fund të Platy Imathias natën e së shtunës, pas një informacioni të marre në rrugë operative.
Në inspektimin e kryer nga oficerët në automjetin në pronësi të 20-vjeçares, vajza e çiftit, ishin fshehur me kujdes brenda dy çanta me kukulla fëmijësh brenda të cilave u gjet një sasi droge e llojit kokainë me peshë 205 gram si dhe një kompjuter portativ.
Sipas policisë, bëhet me dije se 45-vjeçari e ka bërë edhe më herët gjatë ditës transportin e drogës nga Athina me tren për në Imathia e më pas drejt Selanikut.
Hetimet policore u bënë në shtëpinë e çiftit në fushën e Kalqedonisë, atje ku edhe u identifikuan dhe arrestuan edhe vajza e tyre 20-vjeçare.
Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën dy kukulla të ngjashme që dyshohet se përdoreshin për të transportuar drogën.
Gjithashtu, u konfiskua edhe një shumë prej 8,640 euro.