Fjalë Kyçe

Tragjedi e dyfishtë: Brenda 24 orëve babë e bijë vdesin nga koronavirusi

Tragjedi e dyfishtë: Brenda 24 orëve babë e bijë vdesin nga koronavirusi

Tragjedia po prek mjaft familje në këto kohë të vështira për botën, por të pakta janë ato që kanë humbur njëherazi dy anëtarë.

Ky ishte rasti fatkeq i oficerit të emigracionit Sudhir Sharma në Londër, i cili humbi jetën nga koronavirusi, e vetëm 24 orë pas tij, vdiq dhe e bija 33-vjecare. 61-vjecari kishte dalë në punë për herë të fundit në 7 janar për shkak të disa probleme shëndetësore.

Por së fundi qe rikthyer në krye të detyrës. Kolegë të tij thanë për mediat vendase se Sudhir ishte një njeri i admirueshëm e i vlerësuar nga të gjithë. Por ndërsa oficeri kishte një shendet disi më të brishtë, e bija, Pooja Sharma dukej mëse e shëndetshme. Farmacistja ishte vendosur në trajtim intensive prej tre ditësh, por gjendja e saj u përkeqësua paprtimas.

Ngushëllimet për familjen vërshuan nga të gjitha anët, ndërsa në rrjetet sociale, ato u shoqëruan edhe me apelet që njerëzit ta marrin shumë seriozisht këtë situatë. Vdekjet nga koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mbërritën në gati 760, teksa një ditë më parë u shënua rritja më e madhe e bilancit të jetëve të humbura brenda 24 orësh, kur u njoftuan 181 viktima të reja. Krerë vendas të shëndetësisë konfirmuan se virusin e kanë marrë tashmë thuajse 15 mijë britanikë.

Kryeministri Boris Johnson, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock dhe kreu i Shërbimeve Mjekësore, Chris Whitty, që të tre ppozitivë ndaj virusit, po akuzohen tani se vetë nuk I respektuan rregullat e distancimit social që kanë vendosur për të gjithë britanikët!