Fjalë Kyçe

Tragjedi në familje: 75-vjeçari vret vjehrrën, kunatin dhe më pas gruan e tij

Tragjedi në familje: 75-vjeçari vret vjehrrën, kunatin dhe më pas gruan e tij

Një tragjedi ka ndodhur në Francë, ku një person vrau 3 anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe vetes.

Bëhet fjalë për një burrë 75 vjeç, i cili fillimisht vrau vjehrrën 95-vjeçare, kunatin 65 vjeç dhe më pas gruan e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtëpinë e tyre në Maussanne-les-Alpilles. Prokurori tha se viktimat ishin të gjithë të sëmurë.

“Prej vite me radhë ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, ai i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë”, thanë fqinjët.