Fjalë Kyçe

Tragjike, çifti nga Peruja rrëzohen nga ura derisa po shkëmbenin puthje

Tragjike, çifti nga Peruja rrëzohen nga ura derisa po shkëmbenin puthje

Një çift që po shkëmbenin puthje dhe nuk po shikonin se ku ishin mbështetur, janë rrëzuar nga ura mbi 15 metra e lartë me ç’rast kanë humbur jetën që të dy.

Bëhet fjalë për Maybeth Espinoz dhe Hector Vidal nga Peruja të cilët derisa po ktheheshin në shtëpi pas një nate të gjatë në Cusco, vendosën të ndalen për pak mbi një urë për të shkëmbyer puthje, transmeton Telegrafi.

Por, kjo puthje ua mori jetën pasi u rrëmbyen nga emocionet, dhe në një moment rrëshqitën nga rrethoja mbrojtëse dhe përfunduan në asfalt të vdekur. Kurse e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Maybeth, 34-vjeçe, ishte ulur në rrethojën mbrojtëse të metalit dhe në një moment e mbërtheu me këmbë partnerin e saj 36-vjeç, Hector.

Por, mjaftoi një moment shpërqendrimi për ta humbur baraspeshimin dhe të përfundojnë në rrugë nga një lartësi mbi 15 metra. E kjo puthje pasionante atyre iu kushtoi me jetë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=Wdz1Iven2SI