Presidenti Amerikan, Donald Trump, vendosi se SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore që u vendos me Iranin në kohën kur president ishte Obama.
“Një marrëveshje e kalbur”, e quajti ai, “një turp për mua edhe si qytetar amerikan”.
Trump shtoi se SHBA-të do të rivendosin ndaj Iranit sanksionet ekonomike që ishin në fuqi para se të nënshkruhej marrëveshja në vitin 2015.
Ky vendim u mor kundër këshillave të aleatëve europianë dhe të disa këshilltarëve ushtarakë.