Fjalë Kyçe

Transportuesit ndërurban në hall me “lejet e reja” (VIDEO)

Transportuesit ndërurban në hall me “lejet e reja” (VIDEO)

Është i vetmi autobus që i’u rikthye peronëve.

E njejtë si ky nuk vepruan edhe të tjerët, ani pse e kishin të lejuar të qarkullojnë.

Shumica e linjave ndërurbane nuk erdhën.

Kjo ngase thonë se për shkak të kufizimit të lëvizjes nuk do të kenë udhëtarë, meqë nuk do të ju mjaftojë koha e përcaktuar, njofton Klan Kosova.

Hallit për komunat e largëta nuk mund t’i bëjnë zgjidhje, por për ata që kanë leje nga puna e tyre, apo ata që mund t’ia dalin me orarin e përcaktuar, në Ministrinë e Infrastrukturës po planifikojnë që për 2 javët në vijim të përpilohet një orar me të paktën një linjë në ditë vajtje-ardhje nga çdo komunë.

Por kompanitë që do të operojnë, duhet t’u përmbahen rregullave.