Fjalë Kyçe

Tre kryeministrat e vendeve të BE mbërrijnë në “fortesën” e Zelensky-t të rrethuar nga rusët

Tre kryeministrat e vendeve të BE mbërrijnë në “fortesën” e Zelensky-t të rrethuar nga rusët

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë zhvilluan një udhëtim tejet të rrezikshëm këtë të martë duke mbërritur në Kievin e rrethuar nga forcat ruse me tren. Presidenti i Ukrainës ka bërë të ditur se ai është takuar me kryeministrat e vende të BE, duke shtuar se ky veprim është një shenjë e fortë mbështetjeje.

Zelensky postoi një video dy minuta të takimit në kanalin e tij të “Telegram”-it, duke thënë: “Vizita juaj në Kiev, në këtë kohë të vështirë për Ukrainën, është një shenjë e fortë mbështetjeje. Ne e vlerësojmë vërtet”.

Tre liderët evropianë, të cilët thanë se po përfaqësonin Këshillin Evropian në takimin e Kievit, udhëtuan për në kryeqytetin ukrainas me tren./a2cnn