Fjalë Kyçe

Tre shqiptarë dënohen me burg në Serbi, shkruan UÇK në borë

Tre shqiptarë dënohen me burg në Serbi, shkruan UÇK në borë

Tre shqiptarë, natën në mes të 6 dhe 7 janarit në Beograd kanë shkruar UÇK në borë mbi disa vetura, dhe për këtë janë dënuar me nga 55 ditë burgim.

Tre shqiptarët janë arrestuar në mbrëmjen mes 6 e 7 janarit në Beograd pasi dyshohet se kanë shkruar “UÇK” në borë mbi vetura.

Po ashtu, “V Novosti” raporton se ata janë dënuar me 55 ditë burgim, transmeton lajmi.net. Emrat e të arrestuarve janë Iba Bajramin (20) dhe Shpreson Bajramin (22) nga Beogradi, dhe Daniel Kryeziun (25) nga Prizreni, njofton “Novosti”, transmeton lajmi.net.

Ata, atë natë, kanë shkruar “UÇK”në borën mbi dhjetëra automjete të parkuara në rrugën “Kosta Nagj” në Mirijevo, për pasojë, siç shkruan kjo gazetë, qytetarët e frikësuar menjëherë kanë njoftuar policinë.