Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Stanovc.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur tre persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.