Fjalë Kyçe

Tre të plagosur nga të shtënat me armë në Suedi

Tre të plagosur nga të shtënat me armë në Suedi

Tre persona janë plagosur rëndë nga të shtënat në Suedi, para pak orësh.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kristianstad, pasi breshëri të shtënash janë dëgjuar në orën 15:40.

Policia tha se tre persona janë shtruar në spital me plagë të shkaktuara nga armë zjarri dhe janë në gjendje të rëndë.

Të plagosurit mësohet se janë të moshës, 20, 30 dhe 60 vjeç. Policia tha se mund të ketë më shumë të lënduar, pasi situata është ende e paqartë.

Sulmi i rëndë ndodhi pranë një qendre tregtare. /abcnews