Fjalë Kyçe

Tre vjeçari bie në pusetën me kapak të dëmtuar

Tre vjeçari bie në pusetën me kapak të dëmtuar

Një djalosh i vogël kureshtar është tmerruar kur ka shkelur në një kapak të dëmtuar dhe ka rënë në pusetën e kanalizimit në qytetin Zunyi të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur trevjeçari po shëtiste së bashku me prindërit e tij. Papritur ai shkel në kapak dhe zhduket për pak sekonda, raporton KTV.

Babai i tij reagoi menjëherë dhe pas tentimit të dytë e nxjerr të birin nga puseta.

“Kishte ujë dhe nuk mund të shihja shkaku i errësirës. Ai ra në gropë, por e mbajti kokën lartë. Ishte i tmerruar, por fatmirësisht shpëtoi me disa lëndime në këmbë”, tha një dëshmitar.

Policia menjëherë arriti në vendin e ngjarjes dhe i kontaktoi ekipet e mirëmbajtjes të cilët e rregulluan kapakun e thyer.