Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka thënë se ndërmarrja e re “Trepça” SHA është duke kaluar një periudhë të vështirë financiare si pasojë e krizës financiare të trashëguar me vite, por edhe si rezultat i mosarritjes së prodhimit nga dy minierat.
Derisa menaxhmenti i “Trepçës” në jug vazhdon të ankohet për mungesë të mjeteve financiare për t’i paguar pagat e minatorëve e të punëtorëve dhe u bënë thirrje minatorëve e punëtorëve të “Trepçës” t’i kthehen punës dhe të punojnë për interesa të tyre e të “Trepçës”, menaxhmenti “Trepça” në veri e bën fajtore Prishtinën për problemet që përcjellin punën e “Trepçës” në pjesën veriore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri, ka thënë se ndërmarrja e re “Trepça” është duke kaluar një periudhë të vështirë financiare si pasojë e krizës financiare të trashëguar me vite, por edhe si rezultat i mosarritjes së prodhimit nga dy minierat, si dhe vonesat në ekzekutimin e mjeteve të zotuara nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.