Fjalë Kyçe

Tri punëtore të medias qëllohen për vdekje në Afganistan

Tri punëtore të medias qëllohen për vdekje në Afganistan

Tre punonjëse të mediave janë qëlluar për vdekje në qytetin afgan të Jalalabadit.

“Kanë vdekur të gjitha. Ato po shkonin në shtëpi nga zyra në këmbë kur u qëlluan”, ka thënë drejtori i televizionit Enikass, Zalmai Latifi.

Latifi tha se gratë janë vrarë në dy sulme të ndara. Ato kanë punuar në departamentin e zërimit në televizion, shkruan The Guardian.

Shefi i policisë, Juma Gul Hemat, tha se i dyshuari i armatosur më vonë është arrestuar, ndërsa autoritetet po përpiqen të gjejnë të dyshuarit e tjerë.

“E arrestuam ndërsa po përpiqej të ikte. Ai ka pranuar fajësinë për sulmin. Ai është anëtar taliban”, tha Hemat.

Gazetarët, dijetarë fetarë, aktivistë dhe juristë kanë qenë në fokus të vrasjeve politike të fundit që janë përhapur në Afganistan, që ka shtyrë që shumë prej këtyre të fshihen.

Vrasjet janë rritur në numër që nga bisedimet paqësore vitin e kaluar mes qeverisë afgane dhe Talibanëve – përpjekje e fundit kjo për t’i dhënë fund konfliktit për disa dekada.