Fjalë Kyçe

Tri vende të BE-së rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Tri vende të BE-së rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu tri vende anëtare të Bashkimit Evropian, kanë rikthyer trupat e tyre në kuadër të misionin të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KFOR, ku kanë njoftuar se në në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë, për të mirëpritur rikthimin e Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës si vende që kontribuojnë me trupa në misionin e udhëhequr nga NATO në Kosovë – KFOR.

Gjeneral Major Enrico Barduani, Komandanti i KFOR-it, kryesoi ceremoninë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për ardhjen e personelit të ri dhe theksoi se rritja e mëtejshme e KFOR-it dëshmon përkushtimin tonë të përbashkët dhe të palëkundur për siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe për stabilitet rajonal, përfshirë edhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Që nga fillimi i vitit 2024, pesë Aleatë të tjerë evropianë kanë filluar të kontribuojnë në mision, në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s në Kosovë, përfshirë Francën dhe Portugalinë, përkatësisht në janar dhe shtator 2024.

KFOR-i vazhdon të kontribuojë për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e
Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.