Fjalë Kyçe

Tri vjet burgim për ferizajasin, për “rrezikim të trafikut” dhe “mosdhënie të ndihmës”

Tri vjet burgim për ferizajasin, për “rrezikim të trafikut” dhe “mosdhënie të ndihmës”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit I.J. për shkak të veprave penale “rrezikimi i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar…”, e cili më vonë ka ndërruar jetë.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre vjet.

I pandehuri akuzohet se: “më 31 tetor 2021, rreth orës 21:54 në rrugën magjistrale Shtime – Ferizaj, duke drejtuar automjetin e tipit ‘BMW’, në të cilën kanë qenë edhe pasagjerët Sh.J., R.V., dhe D.A., me të arritur në fshatin Ll., nga pakujdesia shkel ligjin për trafikun publik, duke mos i`a përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë në vendbanim në mënyrë që të ndalet me kohë para çdo pengese që mund të paraqitet…

Për pasojë derisa i ndjeri N.M., ka qenë duke lëvizur – trupuar rrugën nga ana e majtë dhe me të arritur në skaj të rrugës në anën e djathtë, e godet me pjesën e parë të anës së djathtë duke e rrëzuar në tokë, si rezultat i së cilës fillimisht i ndjeri dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj dërgohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa më 7 nëntor 2021 ka ndërruar jetë”.

“Gjithashtu, ‘më datë, kohë dhe vend të njëjtë si në pikën e I, si ngasës i automjetit, nuk ofron ndihmë personit të lënduar – tani të ndjerit N.M., duke ikur nga vendi i ngjarjes, duke e lëndë të ndjerin pa i ofruar ndihmë si dhe nuk ka njoftuar emergjencën – ndihma e parë dhe policinë dhe për pasojë personi i lënduar pas disa ditëve ka ndërruar jetë”.

Shtëpitë e të Moshuarve të sapondërtuara me jetesë të pavarur – ia vlen t’i hidhni një sy

Në njoftim thuhet se me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik nga neni 374 paragrafi 3 të KPRK-së.

Të pandehurit I.J., me aktvendim të veçantë i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar sipas këtij aktgjykimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.