Sipas një studimi të ri, të publikuar në revistën “The Astrophysical Journal”, tri vrima të zeza, të cilat kanë dimensione shumë të mëdha, mund të përplasen me njëra tjetrën, sepse ato ndodhen afër njëra-tjetrës në një sistem ku lidhen galaktikat.
Kjo hapësirë është rreth një miliard vite dritë nga Toka.
“Ishim duke kërkuar për dyshe të vrimave të zeza dhe arritëm te ky sistem mahnitës përmes teknikës sonë të përzgjedhjes”, tha Ryan Pfeifle nga Universiteti “George Mason” në Virginia.
“Kjo është dëshmia më e fuqishme deri tash për një sistem të tillë me tri vrima të zeza”, shtoi ai.
Hulumtuesit ishin të detyruar t’i kombinojnë të dhënat nga teleskopët e ndodhur në tokë dhe në ajër në mënyrë që të sigurohen pamjet e kësaj treshe, sipas NASA-s.
“Përmes këtyre vrojtimeve të rëndësishme, e kemi gjetur një mënyrë të re për identifikimin e tri vrimave të zeza, që janë afër njëra-tjetrës.
Shpresojmë që ta zgjerojmë punën tonë dhe të gjejmë më shumë grupe të tilla të vrimave të zeza”, tha profesori Pfeifle, shkruan “Fox News”,