Fjalë Kyçe

Trondit shkencëtarja kineze që kërkoi ”azil” në SHBA: Covid-19 doli nga një laborator ushtarak

Trondit shkencëtarja kineze që kërkoi ”azil” në SHBA: Covid-19 doli nga një laborator ushtarak

Disa muaj më parë, do të ishte letra nga gazetarja Sheng Xue, e cila ka lindur dhe është rritur në Kinë, por që momentalisht jeton në Kanada, që do të nxiste një debat për lindjen e Covid-19. ”Ai nuk filloi vitin e kaluar në Wuhan. Ai daton pothuajse një shekull më parë, kur një grup i vogël burrash shpallën lindjen e Partisë Komuniste të vendit tim në Zhejiang”.

Kurse sot, një virologe kineze që u largua nga Kina drejt SHBA-së, e që sot ka frikë se mund të vritej, vjen me një deklaratë edhe më të bujshme. Për të, Covid-19 e ka origjinën nga një laborator ushtarak. Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, thotë e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.

”Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Wuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen”. Ajo tregon edhe se kishte pasur frikë për jetën e saj nëse do të fliste për zbulimet tronditëse dhe për këtë arsye vendosi të arratisej për në SHBA përmes Hong Kongut në muaj prill.

Një miku i saj shkencëtar në Qendrën për Kontroll dhe Parandalim së Sëmundjeve në Kinë, i kishte dhënë informacione të dorës së parë lidhur me atë që po ndodhte në Wuhan. Ai i kishte treguar për një virus që bartet nga një njeri tek tjetri, pak kohë para se Kina dhe OBSH të pranonin për ekzistencën e Covid-19. E kur i tregoi mbikëqyrësve se çfarë i kishte treguar një mik, ata e kishin urdhëruar që të vazhdojë me hulumtimin e saj.

Nga ana tjetër, thuhet se Covid-19 mund të ketë qenë prezent në Kinë disa muaj përpara se autoritetet të kenë njohur infeksionin. Këtë e sugjerojnë imazhet satelitore, të cilat shfaqin një shtim të numrit të makinave në parkimet e spitaleve kryesore të Wuhanit, gjatë vjeshtës së kaluar. Zbulimi u bë nga një studim i Shkollës së Mjekësisë së Harvardit. Gjatë po asaj periudhe, ishin shtuar kërkimet në internet për fjalët “diarre” dhe “kollë”. Imazhet janë publikuar nga media britanike “The Guardian”, që krahason zonat e parkimit të spitaleve mes janarit 2018 dhe prillit 2020.

Deri më tani e vërteta sesi lindi dhe u përhap Covid-19 nuk dihet por fakt është se miliona njerëz në botë janë prekur dhe viktima ka çdo ditë. R.Shtylla