Fjalë Kyçe

Tronditëse! Djali shtyn në shina gruan në Belgjikë! Shpëton për mrekulli

Tronditëse! Djali shtyn në shina gruan në Belgjikë! Shpëton për mrekulli

Një djalë i ri u arrestua nga policia belge pasi u identifikua si personi që tentoi të vriste një grua në stacionin hekurudhor të Rozherit në Bruksel.

Bëhet fjalë për ngjarjen tronditëse të ditës së hënë, kur i riu i veshur me rroba të errëta pret momentin kur afrohet treni dhe shtyn me forcë një grua drejt shinave transmeton dosja.al.Ngjarja mund të ishte tragjike nëse makinisti i trenit nuk do të frentonte në çastin e fundit. Pas këtij veprimi, personi që të tentoi të vriste gruan largohet nga stacioni.

E gjithë skena u filmua nga një kamera sigurie në metronë e Rozherit. Hetuesit dhe efektivët e rendit mundën të siguronin foton e agresorit dhe pas 4 ditësh kanë mundur ta arrestojnë atë.

Ndaj tij rëndon akuza e tentativës së vrasjes me dashje. Për të verifikuar shëndetin mendor të djaloshit, hetuesit kanë dërguar një psikiatër për të konstatuar nëse është i qëndrueshëm apo jo mendërisht.