Nigeria është tronditur nga një tjetër sulm brutal teksa persona të armatosur plaçkitën dhe vranë 50 banorë në fshatin Dankade në shtetin Kebbi të Nigerisë.
Viktima të sulmit gjakatar kanë mbetur dhe dy ushtarë me një polic. Njëri prej banorëve të fshatit Abdullahi Karman Unashi u shpreh për “Reuters” se një grup militantësh të hipur mbi motorra dogjën disa dyqane me produkte bujqësore si dhe morën si lopë me vetë. Ata morën peng kryetarin e komunitetit dhe banorë të tjerë, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.
“Ata vranë dy ushtarë dhe një polic së bashku me 50 fshatarë. Morën peng kreun e komunitetit të Dankades me shumë banorë të tjerë, mes tyre gra dhe fëmijë”, rrëfehet Karman për “Reuters” transmeton dosja.al
Grupet kriminale vranë javën e kaluar 200 persona në afërsi të Zamfarës në Nigeri. Përveç sulmeve të grupeve terroriste islamike, shteti afrikan vuan tashmë edhe aksionet kriminale të bandave.