Fjalë Kyçe

Trudeau reagon për vrasjen e familjes myslimane në Kanada

Trudeau reagon për vrasjen e familjes myslimane në Kanada

Kryeministri, Justin Trudeau, ka thënë të martën se “urrejtja nuk ka vend në Kanada”.

Këtë ai e ka thënë duke e komentuar sulmin me veturë që ditë më parë ka lënë të vdekur një familje myslimane katëranëtarëshe, në rastin që ka tronditur vendin.

Viktimat – dy prindërit, dy fëmijët dhe gjyshja – kishin dalë për shëtitje gjatë mbrëmjes së të dielës, kur një kamion i vogël i goditi në lagjen London të Ontarios. Prej gjithë familjes, vetëm njëri nga fëmijët ka shpëtuar, porse ndodhet për trajtim spitalor shkaku i lëndimeve të pësuara.

Ata janë identifikuar si emigrantë nga Pakistani, shkruajnë mediat e huaja.

20-vjeçari, Nathaniel Veltman, ishte arrestuar në vendparkimin afër një qendre tregtare dhe përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë. Shefi i policisë në London, Paul Waight, ka thënë se sulmuesi nuk i përket ndonjë grupi specifik të urrejtjes, porse ka shtuar që sulmi ka qenë i planifikuar dhe i qëllimshëm.