Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar autoritetet e Administratës për Ushqim dhe Ilaçe se po shtyen lëshimin e vaksinës anti-COVID deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Trump nuk ka dhënë ndonjë provë për deklaratat e tij, duke thënë se “po e bëjnë të vështirë për kompanitë e ilaçeve që t’i përgatisin njerëzit për testim të vaksinës dhe për terapi. Qartazi, ata po shpresojnë ta shtyjnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohen në shpejtësi dhe në shpëtimin e jetëve”, ka shkruar Trump në Twitter duke iu drejtuar autoriteteve të kësaj administrate.