Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot që të luftohet me forcë kundër antisemitizmit.
Kjo deklaratë erdhi më pak se një javë pas të shtënave në një sinagogë pranë San Diegos në jug të Kalifornisë, ku humbi jetën një person.
“Ne do të luftojmë me të gjithë forcën dhe energjinë tonë për të mundur antisemitizmin dhe t’i japim fund sulmeve kundër hebrenjve”, deklaroi Trump që nga Shtëpia e Bardhë me rastin e “Ditës Kombëtare të Lutjes”.