Presidenti amerikan, Donald Trump, po këmbëngul se SHBA-të do të ndërtojnë një mur kufirt me Meksikën, pavarësisht përfundimit të mbylljes më të gjatë ndonjëherë të Qeverisë pa sigurimin e fondeve për këtë projekt.
Trump në Twitter tha se marrëveshja e përkohshme për rihapjen e Qeverisë në asnjë mënyyrë nuk është një lëshim për murin, njofton Klan Kosova.
Marrëveshja dypalëshe e nënshkruar të premten nënkupton vetëm tri javë.
Trump tha se ai mund të bëjë një mbyllje tjetër ose të deklarojë një emergjencë kombëtare nëse kërkesat e tij nuk plotësohen.
Presidenti republikan është zotuar të refuzojë çdo buxhet nëse Kongresi nuk përfshin 5.7 miliardë dollarë për të financuar murin, premtim ky që e bëri në fushatë.
Partia Demokratike, e cila kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve, ka refuzuar plotësisht këtë kërkesë.
Në një postim të shtunën, Trump tha se negociatat mes demokratëve dhe republikanëve do të fillonin menjëherë, por nuk do të ishte e lehtë, sepse të dyja palët janë “shumë të vendosura “.
Në javët e fundit Trump ka marrë një qëndrim të vështirë kundër mijëra emigrantëve që vijnë në kufirin jugor të SHBA, raporton CNN.
“Çështja për sigurinë kombëtare është rritur shumë nga ajo që po ndodh në kufi dhe përmes dialogut. Ne do të ndërtojmë Murin!” shkroi ai.