Fjalë Kyçe

Trump kërcënon se do ta mbyllë kufirin me Meksikën javën e ardhshme

Trump kërcënon se do ta mbyllë kufirin me Meksikën javën e ardhshme

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të mbyllë kufirin jugor të SHBA-së ose një pjesë më të madhe të tij, nëse Meksika nuk i ndalon emigrantët që të arrijnë në kufi pa dokumente.

“Kjo mund të nënkuptojë të gjithë tregtinë më Meksikën. Ne do ta mbyllim kufirin për një kohë të gjatë. Nuk jam duke bërë shaka me këtë”, u përgjigj Trump gazetarëve të premten në Florida.

Më herët të premten, Trump shkroi në Twitter: Nëse Meksika nuk e ndalon menjëherë të gjithë emigracionin që vjen në SHBA nga kufiri jugor, unë do ta mbyllë kufirin ose një pjesë të madhe të tij javën e ardhshme. Kjo mund të jetë e lehtë për Meksikën, por ata vetëm marrin paratë tona dhe “flasin”.

Në dhjetor, Trump kërcënoi të mbyllte kufirin SHBA-Meksikë “krejtësisht” në qoftë se Kongresi nuk miratonte miliarda dollarë fonde për murin. Në vend të kësaj, ai lejoi qeverinë të mbyllet për një rekord prej 35 ditësh, njofton Klan Kosova.

Trump edhe më herët ka paralajmëruar mbylljen e kufirit, por këtë herë ka caktuar edhe një afat kohor.