Fjalë Kyçe

Trump: Koreja e Veriut mund të bëhet një fuqi ekonomike nëse heq dorë nga armët bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja e Veriut mund të bëhet një nga “fuqitë e mëdha ekonomike” në botë nëse heq dorë nga armët e saj bërthamore.

Në një postim në Twitter, ai tha se kombi korean kishte “më shumë potencial për rritje të shpejtë se çdo komb tjetër”.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se Pyongyang mbetet një kërcënim bërthamor, njofton Klan Kosova.

Trump do të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për herë të dytë më 27-28 shkurt në Hanoi të Vietnamit.

“Ne të dy presim një vazhdim të progresit të bërë në samitin e parë në Singapor”, tha Trump në Tëitter, duke iu referuar takimit midis dy udhëheqësve në qershorin e kaluar.