Fjalë Kyçe

Trump kurrë nuk pi alkool, kjo është arsyeja

Trump kurrë nuk pi alkool, kjo është arsyeja

Robert Trump, vëllai i vogël i presidentit amerikan Donald Trump, është shtruar në spital në New York, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti pritet të udhëtojë në New York për ta vizituar atë”, konfirmuan burimet për CNN.

Detajet e gjendjes së Robert Trump nuk janë zbuluar, por zyrtarët i thanë ABC News se vëllai i presidentit është “shumë i sëmurë”.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se Trumpi dhe vëllai i tij “kanë një marrëdhënie shumë të mirë” dhe se presidenti do të jepte më shumë detaje më vonë.

Në qershor, Robert Trump u shtrua në spital, në njësinë e kujdesit intensiv për më shumë se një javë.

Fred Trump Jr, vëllai më i madh i presidentit, vdiq në vitin 1981 në moshën 43 vjeç nga ndërlikimet me alkoolin. Vdekja e parakohshme e vëllait të tij ka pasur një ndikim të thellë në jetën e presidentit dhe ai ka thënë se nuk pi kurrë për shkak të kësaj historie.