Fjalë Kyçe

Trump thotë se virusi është ‘i mirë’ pasi nuk i duhet të shtrëngojë dorën me mbështetësit ‘pisanjosë’

Trump thotë se virusi është ‘i mirë’ pasi nuk i duhet të shtrëngojë dorën me mbështetësit ‘pisanjosë’

Një ish-këshilltare e zv. Presidentit të SHBA, Mike Pence ka thënë se fundmi se Donald Trump pohonte se pandemia e koronavirusit ‘mund të jetë diçka e mirë’ pasi nuk është më i detyruar të shtrëngojë duart me mbështetësit e tij ‘pisanjosë’.

Olivia Troye, e cila ka shërbyer gjithashtu me task-forcën e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të korrikut, akuzonte presidentin se ‘nuk e vret mendjen për askënd përveç vetes së tij’, si dhe nxiti votuesit amerikanë të votojnë kundër tij.

Në një mesazh urrejtjeje ndaj Trump ajo thoshte se ishte më e shqetësuar për rizgjedhjen e mundshme të tij sesa mbrojtjen e kombit nga pandemia e Covid-19.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë refuzon pretendimet duke e quajtur Troye një “ish-punonjëse hatërmbetur”.

Ndërsa vetë Trump ka thënë që as nuk e njeh fare atë, edhe pse ajo ka qenë këshilltare e sigurisë së brendshme e zv. Presidentit Pence.

Ish-këshilltarja pretendon se presidenti ka thënë në një takim: “Ndoshta kjo gjëja Covid është diçka e mirë. Nuk më pëlqen të shtrëngoj duart me njerëzit, dhe tani nuk jam i detyruar të shtrëngoj duart me këta njerëz pisanjosë”.

Ajo shtonte më tej: “Këta njerëzit pisanjosë janë po ata për të cilët ai pretendon se kujdeset”.

Tashmë 200,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA dhe më shumë se 6.5 milionë janë infektuar.