Fjalë Kyçe

Trumpi duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje

Trumpi duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje

Një juri e New Yorkut ka vendosur që Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje ndaj kolumnistes E Jean Carroll në vitin 2019 kur ai ishte president i SHBA-së.

Dënimi është 18.3 milionë dollarë për dëmshpërblim dhe 65 milionë dollarë për dëme ndëshkuese, raportoi BBC.

Trump u gjet se kishte shpifur për Carrollin në një çështje tjetër dhe se e kishte sulmuar seksualisht atë në vitet 1990.

Ai ka thënë se do të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin “Absolutisht qesharak!”

Dëmet kompensuese kanë për qëllim të mbulojnë dëmin që juria zbuloi se komentet e tij i kishin bërë reputacionit dhe mirëqenies emocionale të saj.

Jurisë prej shtatë burrash dhe dy grave iu deshën më pak se tre orë për të marrë një vendim të premten pasdite.