Fjalë Kyçe

Trusti me njoftim me rëndësi për qytetarët

Trusti me njoftim me rëndësi për qytetarët

Fondi i Kursimeve Pensionale te Kosovës, ka njoftuar se më 25 dhe 26 shtator 2021, do të bëhen ndërhyrje teknike në infrastrukturën digjitale të institucionit, me arsye të përmirësimeve e testimeve teknologjike.

Si rezultat i kësaj, këto dy ditë do të ketë shkëputje të kohëpaskohshme të shërbimit të uebfaqes dhe portalit eTrusti.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për uebfaqen dhe eTrustin

Njoftojmë kontribuuesit dhe publikun e gjerë se këtë fundjavë, më 25 dhe 26 shtator 2021, do të bëhen ndërhyrje teknike në infrastrukturën digjitale të institucionit, me arsye të përmirësimeve e testimeve teknologjike. Si rezultat i kësaj, këto dy ditë do të ketë shkëputje të kohëpaskohshme të shërbimit të uebfaqes dhe portalit eTrusti.

Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin