Një turist gjerman humbi rrugën ndërsa po bënte ski në malin e Lubotenit në Brezovicë.
Udhëtimi shkoi jo mirë për turistin e identifikuar si Patrick Wachselbaum, i cili e kishte të pamundur të kthehej nga lartësia ku ndodhej.
Shkak për këtë episod të pakëndshëm u bë mjegulla e dendur.
Patriku i cili po e vizitonte për herë të parë Brezovicën, kishte vetëm një numër kontakti, ku u drejtua për ndihmë.
Reagimi për t’i dalë në ndihmë vizitorit nga Gjermania ishte i menjëhershëm.
Pavarësisht ngjarjes jo të mirë që i kishte ndodhur një ditë para ndërrimit të viteve, Patrick Wachselbaum thotë se nuk do të ndalet së vizituari Brezovicën.