Fjalë Kyçe

Turqia goditet sërish nga tërmeti

Turqia goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 5.1 shkallë Rihteri ka goditur qytetin Manisa dhe Izmirin pak minuta më parë.

Tërmeti i fuqishëm është ndjerë edhe në Stamboll dhe në Bursa, përderisa ende nuk dihet për dëme të shkaktuara.

Ky rajon është goditur nga 401 tërmete, 14 prej të cilëve kishin një magnitudë 4 ose më të larta, tha Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti i 24 janarit me magnitudë 6.8 shkallë rihteri në provincën Elazig, ka shkaktuar 41 të vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.