Fjalë Kyçe

Turqia heq vizat për shtetet e zonës shengen në Europë

Turqia heq vizat për shtetet e zonës shengen në Europë

Turqia, një nga vendet më të njohura për pushuesit, për anëtarë të zonës shengen të Bashkimit Europian, nga muaji tjetër do të heq rregullat e tanishme të vizave.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme në Ankara, dhe ky shfuqizim i vizave vlenë për Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, njofton Klan Kosova.

“Që nga 2 Mars 2020, Turqia ka vendosur të përjashtojë kërkesat për viza për anëtarët e zonës Shengen të Bashkimit Evropian, Austri, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Poloni si dhe qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar për udhëtime turistike në Turqi për çdo 90 ditë brenda periudhës 180 ditore’’.

“Ky hap synon rritjen e potencialit tonë të turizmit me këto vende, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona tregtare, ekonomike dhe kulturore”.