Fjalë Kyçe

Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut

Turqia kryen sulme ajrore në veri të Irakut

Turqia ka kryer sulme ajrore në veri të Irakut, ku ka “neutralizuar shtatë terroristë”, ka njoftuar sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Termi “terrorist” nga Ankaraja zakonisht përdoret për t’iu referuar anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i cili është i ndaluar në Turqi dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian.

Sipas ministrisë turke, të vrarët në sulmet ajrore që u kryen gjatë ditës së shtunë, po planifikonin një sulm mbi një bazë ushtarake turke.

Sulmet ajrore janë kryer në rajonin e Avasin-Basyan.

Turqia ka kryer sulme ajrore mbi caqe të ndryshme në veri të Irakut që prej mesit të dhjetorit të vitit 2018.