Fjalë Kyçe

Turqia përgatitet për luftë me Sirinë

Turqia përgatitet për luftë me Sirinë

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë dërguar përforcime të trupave komando drejt pikave të vëzhgimit në Idlib të Sirisë, raporton AA.Forcat komando të dërguara në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay nga njësi të ndryshme të Turqisë, kanë përfunduar përgatitjet e tyre në këtë rajon.

Më pas komandot nëpërmjet trasportuesve të blinduar ushtarakë janë nisur drejt njësive kufitare.
Ndërkohë në anën tjetër është vërejtur se në kufirin me Sirinë janë vendosur edhe multi raketahedhësit e dërguara nga TSK-ja.