Turqia do të vazhdojë me sulmet ndaj luftëtarëve kurdë në veri të Irakut, deklaruan nga ministria e Jashtme turke, një ditë pasi Bagdadi zyrtar tha se Turqia ka shkelur sovranitetin e shtetit.
Ushtria turke tha të premten se ka vrarë teta militantë kurdë. Turqia rregullisht sulmon bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdëve, PKK, dhe malet përreth rajonit verior të Irakut.
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar me lansimin e onfenzivës në veri të Irakut më herët këtë vit. Këtë javë ai tha se do të zhvillojë një operacion edhe për kurdët në kufi me Sirinë.
“Aktivitetet e PKK-së në territorin e Irakut dhe të Sirisë janë bërë çështje e rëndë për sigurinë kombëtare në Turqi, tha ministri i Jashtëm, Hami Aksoy.
“Këto operacione në luftën kundër terrorizmit do të vazhdojnë, deri sa këto organizata të shuhen nga këto territore”, shtoi ai.
PKK shquhet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.