Fjalë Kyçe

U ankua se po ia zënë frymën dy pasagjerët e trashë, gruaja dëbohet nga aeroplani

U ankua se po ia zënë frymën dy pasagjerët e trashë, gruaja dëbohet nga aeroplani

Një grua u dëbua nga një fluturim i United Airlines pasi u grind me dy pasagjerë, pasi ajo ishte mbërthyer mes tyre në ulësen e mesme.

Pasagjerja e paidentifikuar bionde ishte në fluturimin nga Las Vegas për në Newark më 2 janar të këtij viti, kur ajo u kap në kamera duke mërmëritur se ishte mbërthyer në mes të dy pasagjerëve ‘të mëdhenj’.

Biseda e saj është postuar në Facebook nga infermierja e regjistruar nga New Jersey, Norma Rodgers, e cila ishte ulur pranë gruas dhe i ishte nënshtruar abuzimit. Që atëherë, videoja është bërë virale, shkruan Gazeta Alo.

‘Oh perëndi, nuk e di se si do ta bëj këtë për katër orët e ardhshme’, thotë gruaja e pasjellshme. “Kjo është thjeshtë e pamundur për shkak se ata po ma zënë frymën. Kjo hamam duket e pabesueshme.
“Nuk mund të rri këtu, sepse janë të dy aq të mëdhenj në të majtë dhe të djathtë”, ankohet ajo. ‘Madje as mund të ulem këtu.”

Ajo gjithashtu bën shaka: ‘Të paktën ata do të më mbajnë të ngrohtë’.

Udhëtari i urryer vazhdon të bëjë vërejtje për burrin në të djathtën e saj, me emrin Mac, i cili udhëtonte bashkë me Rodgers.

Mac thotë diçka që nuk mund të dëgjohet në video dhe ajo përgjigjet ‘mirë, unë ha sallatë’.

Rodgers pastaj kërkon nga asistent i fluturimit duke i thën: ‘Më falni, a mund t’i gjeni një vend tjetër? Për shkak se unë nuk mund të abuzohem me fjalë nga një grua e ndyrë dhe askush tjetër.

“Unë nuk dua të më ngacmojë askush me me fjalë. Nuk e toleroj.
Kur asistenti i kërkon pasagjeres së pasjellshme të presë në anën e pasme, në mënyrë që ajo të mund të shohë nëse ka një vend tjetër në dispozicion, gruaja thotë “Falënderoj perëndinë” dhe përsëri llomotit

“Unë ha sallatë’.
‘Duhet të keni turp për veten, zonjë,’ thotë një tjetër pasagjer. “Ajo që po bën është kaq e tmerrshme, duhet të keni turp për veten”.

“Nuk jam politikisht korrekte”, thotë ajo, ndërsa një pasagjer thotë për të: “Ta bësh Amerikën përsëri të madhe, ky është një shembull i mirë”.

Ajo ia kthen ‘pse nuk përpiqesh të ulesh mes këtyre dy derrave të mëdhenj’.
‘Hej kurvë, puth prapanicën time të trashë,’ ia kthen Rodgers.

Gruaja e pasjellshme vazhdon duke u grindur me pasagjerë të tjerë, kurse Rodgers kërkon nëse dikush mund ta raportojë sjelljen e keqe të gruas.

“Unë nuk mund ta filloj vitin e ri me këtë lloj negativiteti,” thotë ajo tek asistenti i fluturimit.
Në llogarinë e saj në Facebook, Rodgers tregon se sa e zemëruar ishte me gruan e pasjellshme.

‘Një pasagjer kërkoi që ajo të largohej nga avioni. Disa udhëtarë i njoftuan mbikëqyrësit për sjelljen e saj. ‘ Pastaj gruaja u largua nga fluturimi.

Videoja e postuar në Facebook është parë më shumë se 2.3 milionë herë që kur është postuar një javë më parë duke mbledhur mbi 12,000 komente./Gazeta Alo/