Fjalë Kyçe

U arratis për tre vite, 44-vjeçari gjendet në një bunker nëntokë me gjithë të mirat

U arratis për tre vite, 44-vjeçari gjendet në një bunker nëntokë me gjithë të mirat

Një i arratisur nga drejtësia është gjetur nga polica pasi kishte qëndruar i fshehur për më shumë se tre vite.

Sipas raportimeve, Jeremiah Button gjatë gjithë kësaj kohe kishte jetuar në një bunker nëntokë që furnizohej me energji elektrike me anë të disa paneleve diellore.

44-vjeçari përballej me akuza për ngacmim seksual të fëmijëve si dhe disponim të përmbajtjeve shqetësuese me fëmijë të mitur, por autoritetet nuk kishin gjetur asnjë gjurmë të tijën që nga viti 2016.

Sipas policisë ai iu shmang kapjes duke planifikuar me kujdes çdo lëvizje si dhe duke u izoluar në mënyrë ekstreme nga njerëzimi.

I arratisuri u zbulua së fundmi nga një gjahtari  i cili pikasi derën e bunkerit të sajuar nga Jeremiah. Ai u fut brenda dhe aty pa një burrë duke fjetur i rrotulluar nga ushqim i konservuar dhe një numër i madh kutish.

Jeremiah e kishte rregulluar bunkerin e tij nëntokë në një mënyrë që të kishte çdo gjë që donte, përfshirë energjinë elektrike për kompjuterë, televizion, radio dhe drita, një filtër që i pastronte ujin, panele diellore në ‘çati’ për energji dhe një gjenerator me biçikletë për raste të veçanta.