Fjalë Kyçe

U arrestua si i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, lirohet Hasan Krasniqi

U arrestua si i dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, lirohet Hasan Krasniqi

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, është kthyer në vendin e tij të punës. Ai u lirua të enjten e kaluar, pasi ishte arrestua në Bullgari nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore.

Krasniqi ishte ekstraduar në Itali ku edhe kishte fletarrest ndërkombëtar.

Avokati i tij, Tritan Hamitaj, tha se ndaj klientit të tij nuk ka aktakuzë të ngritur.

“Akoma është në kuadrin e dyshimeve që ishte caktuar masa e sigurimit arrest me burg”, tha ai për Klan Kosova.

Avokati theksoi se të gjitha pretendimet e tyre janë marr parasysh nga prokuroria italiane.

“Me rastin gjitha pretendimet tona u morën parasysh. Ndryshe nuk do të ishte liruar dhe prokurori dhe gjykata u bindën që Hasan Krasniqi në këtë çështje është larg nuk justifikohet caktimi i masës së sigurimit çështja është drejt pushimit për mendimin tonë se ndryshe do të ishte në burg”, u shpreh ai.

Hamitaj shtoi se hyrja në territorin Italian është bërë me viza të rregullta.

“Unë e shohë më larg. Personat e tjerë, që kanë dijeni për kalimin e kufirit me vizat që janë marrë në mënyrë të parregullt edhe për atë nuk ka çështje, sepse nuk ka favorizim të emigracionit as për ata domethënë hyrja në territorin italian është bërë me viza të rregullta dhe në momentin që hyrja është e rregullt nuk ka favorizime emigracioni. Megjithatë ajo është çështje e personave të tjerë që janë marrë me atë pjesë”, shtoi Hamitaj.

Ai tregoi edhe pse klienti i tij, u shpall në kërkim nga INTERPOLI.

“Kur policia italiane bashkë me prokurorinë kanë kryqëzuar kanë parë hyrjet daljet në kufi të fëmijëve të ekipit sportiv kanë qenë bashkë. Nuk është vetëm zotëri Krasniqi shofer është edhe dikush tjetër e kanë kryqëzuar të gjithë se hyrje dalje në territorin Italian, kohën dhe kanë menduar se ka qenë një grup kriminal që merret me trafikim qeniesh njerëzore. Po situata tani është komplet ndryshe fëmijët janë pyetur kanë ikur me dëshirën e tyre në Itali u sqaruan marrëdhëniet se si qëndron kontraktimi i shoqërive të udhëtarëve roli i gjithë secilit dhe ka evoluar hetimi e gjërat janë sqaruar nuk janë më në atë situatë”, u shpreh Hamitaj.

Hasan Krasniqi, nga dita e hënë u kthye në vendin e tij të punës.