Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar si dhe fajde.
Të pandehurveD.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G iuështë caktuar masa e paraburgimit për secilin veq e veq prej datës 20.12.2018, deri me datën 20.01.2019, njofton Gjyakta.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.B ka organizuar grupin kriminal në përbërje prej RR.B, I.S, L.B, B.G. dhe G.R e A.G, të cilët gjendet në arrati, ku ka mbikëqyrur dhe ka drejtuar veprimet e këtij grupi kriminal, me qëllim të kryerjes së veprave penale, së bashku me të pandehurit e lartshënuar, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, të pandehurit vazhdimisht kanë kryer vepra të rënda penale, së pari duke siguruar një numër të caktuar të personave të ndryshëm në të shumtën e rasteve personave që kanë pasur biznese dhe njëkohësisht duke e shfrytëzuar gjendjen e rënde financiare të të dëmtuarve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve D.B, RR.B, I.S, L.B dhe B.G është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisin veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihen, të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penaledhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke fshehë, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar tek të dëmtuarit dhe dëshmitarët në këtë rast.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.