Teologu Xhabir Hamitit ka reaguar për rastin ku një të varfëri i është kërkuar nga BIK në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumë prej 417 euro, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka thënë se nëse kjo është e vërtetë atëherë zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame nga Vushtrria e kanë bërë gjestin më të ulët, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, ajo që duhet të bëjnë këta zyrtarë është që t’ia kthejnë paratë djalit dhe t’i kërkojnë falje.
Sabri Beqirit nga Akrshtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme dhe merr asistencë sociale nga shteti, siç raporton RTK, atij dy ditë më parë i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove, nëse dëshironte që t’ia varrosin nënën me ritet e besimit islam.
Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.
Postimi i tij i plotë:
KTHENJA NJERIUT PARATË !
Nese ketij burri, zyrtaret e Keshillit te Bashkesise Islame ne Vushterri ia kane marr 417 Euro si kusht per ta varrosur nenen e tij, duke e ditur se ai eshte ne gjendje te rende sociale, e kane bere gjestin me te ulet te mundshem njerezor.
Ajo çfare duhet te bejne zoterite e ketij Keshilli, eshte qe menjehere t’ia kthejne parat ketij burri dhe ti kerkojne falje.
Nese ngjarja eshte krejte keshtu sic edhe u tha ne lajmet e RTK-se, kjo eshte marri dhe ne te njejten kohe idiotizem !/Gazeta Alo/