Fjalë Kyçe

U gjobit me 20 mijë euro, KESCO deklarohet rreth vendimit

U gjobit me 20 mijë euro, KESCO deklarohet rreth vendimit

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), thotë se është duke e analizuar vendimin për gjobën prej 20 mijë eurosh të shqiptuar ndaj saj.

“Ne kemi pranuar një vendim nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Jemi duke e analizuar këtë vendim. Ky shqyrtim do të bëhet brenda 30 ditëve të ardhshme, ashtu siç e parashohin edhe dispozitat ligjore”, tha zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti në një përgjigje për Klankosova.tv.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, thotë se gjoba u shqiptua për shkak se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”, u tha në vendimin e shqiptuar.