Fjalë Kyçe

U godit nga një veturë, Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj

U godit nga një veturë, Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren.

Një person është goditur nga një veturë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, në rrugën “Adem Jashari”.

Viktima sipas Policisë është jashtë rrezikut për jetë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Në media u raportua se personi që është goditur nga vetura është bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.

Rastin e ka konfirmuar vajza e çiftit, Gresa Behluli. Ajo ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.