Një nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer se kur kishte qenë e re ishte mashtruar nga “shoqja më e mirë”, dhe ishte detyruar të kryente marrëdhënie me më shumë se 40 burra qysh nga mosha 13 vjeçare. Ajo ka shkruar edhe një libër që zbulon dramën e saj të tmerrshme.
Samantha Owens, tani 25 vjeçare, zbuloi se për tri vjet me radhë ajo ishte abuzuar nga persona që janë të dhënë pas marrëdhënieve me të mitur në zonën e Sheffieldit në Britaninë e Madhe. Të gjitha këto ajo i rrëfen në librin e saj ‘Pimped’.
Në një takim tronditës kur Samantha ishte 13-vjeçare, një burrë e pyeti se çfarë moshe kishte dhe ‘iu kërcënua’ kur ajo i tha se ishte 16 vjeç.
‘Gënjeshtare’, i tha ai, ‘e di që nuk je 16 vjeçare’.
Dhe e pakënaqur kur ajo i tregoi atij moshën e saj të vërtetë, ajo u detyrua të gënjejë dhe të thoshte se ajo ishte 11-vjeçare përpara se ta kërcënonte dhe ta keqtrajtonte brutalisht.
Samantha kujton një tjetër burrë që e kishte qëlluar atë në fytyrë dhe i kishte kërkuar asaj ta thërriste ‘babi’ gjatë kohës që po kryente aktin.
Një tjetër burrë në mënyrë të vazhdueshme tregon se e godiste me kokë për dysheme ndërsa kryente marrëdhënie të detyruar.
Në moshën kur ishte vetëm 13-vjeçare, Samantha ishte miqësuar me një vajzë tjetër Amanda Spencer, atëherë 16-vjeçare, në Sheffield’s Castle Market.
Spencer bleu këpucë sportive me brand dhe me çmim të lartë.
“Ajo gjithnjë dukej se kishte shumë para me vete,” tha Samantha për Sun, transmeton Gazeta Alo.
Pa shkuar shumë kohë, Spencer i tha mikes së re, e cila ishte e virgjër, se ajo mund të bënte vetë para nëse i linte burrat të kryenin marrëdhënie me të.
Ajo e kishte çuar në një shtëpi me pesë burra brenda, ku Samantha u detyrua të kryente tri herë marrëdhënie para se Spencer ta merrte atë mëngjesin e ardhshëm.
‘Zemra po më rrihte fort, lotët më derdheshin në faqe ndërsa ai ishte mbi mua’, tha ajo për gazetën.
‘Dhimbja ishte e padurueshme, por ishte vetëm fillimi. Unë u keqtrajtova dy herë përpara se Amanda të vinte të më merrte mëngjesin e ardhshëm.
“Pas kësaj u ndjeva e humbur dhe e thyer”.
Vitet e abuzimit sistematik u ndërpren në vitin 2009 kur Samantha, tash 18-vjeçare, u dërgua në një Qendër të Paraburgimit për vjedhje dhe i tregoi një tjetër vajze se çfarë i kishte ndodhur.
“Ishte ai çast kur kuptova se Amanda nuk ishte mike e imja. Unë isha vetëm një fëmijë dhe ajo çfarë bëri me mua ishte e ligë, e pështirë dhe e gabuar.
“Përfundimisht vendosa t’i tregoj historinë time një punëtori social pastaj edhe policisë,” tha Samantha.
Një muaj më vonë Samantha u lirua pa asnjë akuzë dhe filloi një hetim për Spencerin.
Samantha tregoi se ajo ishte dendur me alkool dhe shpesh ishte shumë e dehur për të ditur se çfarë po ndodhte me të.
Ajo tha: “Kishte disa netë që dëshiroja të zhdukesha.
“Për tre vjet mikja më e mirë që e mendoja më çoi në vende rreth Sheffieldit për të manipuluar me mua.
“Unë u kaloja nga shtëpia në shtëpi si një lodër, pa pasur ku të kthehem”
Spencer manipuloi emocionalisht me Samantën duke e detyruar të kryente marrëdhënie me më shumë se 40 burra përgjatë periudhës prej tre vjetësh.
Ajo e quanje Samantën motër dhe e bëri atë të ndihej pjesë e ‘fisit’ të saj.
Samantha shtoi: “Në një rast, një djalë më rrëmbeu dhe më rrëzoi në dysheme. Unë duroja ndërsa ai më keqtrajtonte, duke menduar vazhdimisht se sa krenar do të jetë Amanda me mua. ”
Pas hetimit të zhvilluar ndaj Spencerit, në shtator 2012, Samantha lindi një djalë.
Dy vjet më vonë, në vitin 2014, Spencer u shpall fajtor për 14 akuza për rregullimin ose lehtësimin e marrëdhënieve me të mitur dhe dy akuza për nxitje të marrëdhënieve me të mitur.
Pastaj si 23-vjeçare u burgos për 12 vjet. Në vitin 2017 asaj iu shtuan edhe tre vjet të tjera pasi ajo u gjet fajtore për katër akuza të tjera të ngjashme për periudhën ndërmjet 2005 dhe 2012.
Në total pesë burra të tjerë u gjetën fajtorë për vepra të shumta të ngjashme. Burrat e burgosur ishin vëllezërit Christopher, 23-vjeçar, Matthew 25-vjeçar dhe Shane Whiteley, 30-vjeçar.
Peter Mann, nga Prokuroria tha: “Këta të pandehur në mënyrë të poshtër kanë piketuar dhe kanë shfrytëzuar vajza të reja dhe të pambrojtura. Vuajtjet që viktimat duhet të kenë duruar është e vështirë për t’u kuptuar”./Gazeta Alo/