Spitali i parë në Kinë i dedikuar për të prekurit nga virusi i njohur si Koronavirus është hapur në një qytet afër Wuhan, pasi punëtorët dhe vullnetarët kaluan vetëm dy ditë duke shndërruar një ndërtesë boshe në një institucion urgjence me 1000 shtretër.
Grupi i parë i pacientëve me koronavirus u transferuan në Qendrën Mjekësore Rajonale Mali Dabie në Huanggang të martën rreth orës 10:30 të natës sipas kohës lokale.
Kapacitetet shtesë do të jenë thelbësore për stafin mjekësor të mbingarkuar në Hubei, një provincë e izoluar kjo pasi ndodhet në epiqendër të krizës së virusit.
Një spital tjetër po kompletohet për të njëjtin qëllim nga e para në Wuhan 47 milje (75 km) më tutje dhe pritet të përfundojë gjatë kësaj jave vetëm pak kohë pasi ka përfunduar ndërtimi i vrazhdë.
Ndërtesa e spitalit në Qarkun Huangzhou të qytetit fillimisht u ndërtua si një aneks i ri i Spitalit Qendror në Huanggang dhe pritej të hapej në maj, transmeton Gazeta Alo.
Por të premten, autoritetet lokale urdhëruan që ndërtesa e plotë por e zbrazët të përdoret për trajtimin e pacientëve me koronavirus dhe filloi përgatitjet të Shtunën.
Deri të hënën, të gjitha shtretërit ishin vendosur nga vullnetarët dhe u instaluan gjithashtu sistemi i ujit, energjia elektrike dhe interneti.
Më shumë se 500 punëtorë dhe një duzinë automjetesh të rënda kanë punuar dy ditë e net me radhë në mënyrë që të përfundojnë detyrën në kohën e planifikuar.
I ndodhur 47 milje (75 km) në jug-perëndim të Wuhan, Huanggang ka një popullsi prej rreth 7.5 milion banorësh dhe është një nga qytetet më të goditur nga koronavirusi.
Ndryshe numri i të prekurve në tri ditët e fundit në gjithë Kinën është trefishuar, që flet për një përhapje të shpejtë të virusit./Gazeta Alo/