Fjalë Kyçe

U rrëmbye nga rusët, Zelensky: Kryetari i Melitopolit është gjallë, por po e torturojnë

U rrëmbye nga rusët, Zelensky: Kryetari i Melitopolit është gjallë, por po e torturojnë

“Kryebashkiaku i Melitopol është “gjallë, por po e torturojnë” për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video”, këtë deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski në një takim me shtypin e huaj në bunkerin e tij në Kiev.

Sot në Melitopol, një nga qytetet e pushtuara nga rusët, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe kërkuar lirimin e kryebashkiakut.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike, në një vend të panjohur: ka edhe imazhe të një kamere sigurie që duket se tregojnë skenën në të cilën kryebashkiaku po merret nga një dhjetëra ushtarë rusë./abcnews