Fëmijët nën moshën pesë vjeçare që jetojnë në zona të konfliktit, kanë 20 herë më shumë shanse të vdesin nga uji i papastër sesa nga plumbat që vijnë nga luftimet, thotë raporti i fundit i UNICEF-it.
Duke i analizuar të dhënat e të vdekurve nga 16 vende që kanë pasur konflikte, duke përfshirë Afganistanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin, agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka gjetur se uji i papastër, vret gati tre herë më shumë, raporton The Guardian.
Drejtoresha e UNICEF-it, Hanrietta Fore, tha që gjetjet, që u publikuan të premten, nënvizojnë nevojën për qasje në ujë të pijshëm, si të drejtë elementare njerëzore.
“Realiteti është se më shumë fëmijë vdesin nga mungesa e ujit të pijshëm sesa plumbat. Uji është nevojë elementare për jetë.” shkruhet në raport.
Raporti gjithashtu i krahason të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat janë bërë në vitin 2014 dhe 2016 në vende të cilat janë të përfshira nga konfliktet.
72.000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin çdo vit nga mungesa e ujit të pijshëm dhe mungesa e higjienës adekuate.