Fjalë Kyçe

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

Ukraina mori pjesë në një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të shtunën, sipas zëvendës kryeministres Iryna Vereshchuk.

Shtatë ushtarë ukrainas dhe shtatë civilë, duke përfshirë një grua pesë muajshe shtatzënë u rikthyen në Ukrainë, raporton Skynews.

Megjithatë zëvendës kryeministrja nuk dha asnjë detaj se sa rusë ishin transferuar në Moskë.

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur disa herë që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt.

Të enjten, Ukraina tha se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë.