Fjalë Kyçe

Ukraina pëson dëme në infrastrukturë me vlerë deri në 10 miliardë dollarë

Ukraina pëson dëme në infrastrukturë me vlerë deri në 10 miliardë dollarë

Ukraina ka pësuar dëme me vlerë prej 10 miliardë dollarësh (7.62 miliardë paund) në infrastrukturën e saj që prej fillimit të pushtimit rus të vendit, njoftojnë autoritetet ukrainase, shkruan Skynews.

Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se vlerësimi i fundit mbulon dëmet që nga fillimi i pushtimit rus të vendit 24 shkurt deri ditën e djeshme 6 mars.

Kjo vjen pasi ministria e brendshme e vendit tha se 4,000 njerëz janë ende për tu evakuuar nga periferitë e Kievit, përcjell abcneës.al.

“Rusia po bën gjithçka që mundet për të parandaluar korridoret humanitare”, shtoi ai.

Sot në mëngjes, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Kjo pasoi një armëpushimi të rënë dakord për të ndihmuar civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Kievit, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy.