Fjalë Kyçe

Ukraina themelon grup diplomatik për t’i forcuar lidhjet me Evropën Lindore dhe vendet baltike

Ukraina themelon grup diplomatik për t’i forcuar lidhjet me Evropën Lindore dhe vendet baltike

Ukraina ka filluar një iniciativë të re për të përforcuar lidhjet e saj me vendet e Evropës Lindore dhe Baltike, njoftoi të hënën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës.

“Sot u themelua një format i ri diplomatik dhe i sigurisë ‘Iniciativa e Kievit’. Fqinjët evropianë të Ukrainës tashmë po marrin pjesë në punën e saj. këto janë Polonia, Hungaria, Rumania, Sllokavia dhe shtetet baltike. Do të përfshijmë gradualisht edhe vendet të tjera. Në formatin ‘Nisma e Kievit’, puna zhvillohet në nivel të këshilltarëve të politikës së jashtme të krerëve të shteteve”, tha Zelensky, shkruan CNN-i të hënën.

Presidenti ukrainas e përshkroi nismën si “një shenjë shumë premtuese të punës tonë në drejtimin euroatlantik”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane që të shtojnë një paketë të tetë sanksionesh kundër Rusisë, duke thënë se “Sa më gjatë të jetë intervali midis paketave të sanksioneve, aq më i madh është guximi i Rusisë”.

Në fjalimin e tij, Zelensky njoftoi gjithashtu se operacionet e kërkimit kanë përfunduar pas një sulmi rus kundër një ndërtese banimi në Kharkiv javën e kaluar.